Krimi i pasionit trondit Fierin/ Kush janë dy viktimat që u gjetën të vdekur në makinë

Zbardhen emrat e dy viktimave të gjetur paraditen e sotme të pajetë brenda makinës, në afërsi të fshatit Shënpjetër në Fier. Policia njofton zyrtyarisht se rreth orës 11:40 në aksin rrugor FierHoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

“Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë Drini Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje”­njofton policia. Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten. ”Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij”­ njofton policia. Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO DHE :  Si të mbrohemi nga vapa!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.