Na ndiqni edhe në

Arkiv

Kreu shkencor i qeverisë britanike: Janë rreth 55,000 të infektuar me koronavirus, por do të bien

Kreu shkencor i qeverisë britanike: Janë rreth 55,000 të
Britania e Madhe ka regjistruar edhe 407 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, sipas këshilltarit shkencor të qeverisë britanike, Sir Patrick rreth 55,000 njerëz në Britani të Madhe kanë koronavirus dhe po synohet që më pak se 20,00 të vdesin prej tij.

Sir Patrick tha se sipas modelit të përhapjes së sëmundjes në Britani, për çdo vdekje ka rreth 1,000 raste pozitive, që do të thotë se ekzistojnë potencialisht 55,000 raste.

I pyetur nëse shpresohej që vdekjet potencialisht të ishin nën 20,000, Sir Patrick tha: "Kjo është shpresa jonë. Po të shohësh, numri i vdekjeve çdo vit nga gripi sezonal mendohet të jetë 8,000. Nëse mund t'i zvogëlojmë numrat në 20,000 ose dhe më poshtë, ky është një rezultat i mirë për sa i përket shpresave për ta zhdukur këtë virus.

Kemi punuar në llogaritjet dhe nëse kombinohen të gjitha informacionet e marra mbi përhapjen, kjo shifër (55,000) është më e arsyeshmja. Por numrat e të infektuarve do të bien brenda dy-tri javëve”./K.C/drtiare.net