Kreu i Transportit Rrugor sulmon militantët e LSI: Marangozët e berberët s’kanë më vend
E Enjte 2 Nëntor 2017, 09:09
Dritare.net
“Një bankë politike. Mungesë e theksuar profesionalizmi, arrogancë, korrupsion. Shërbimi për qytetarët mizerabël”, u shpreh Arben Isaraj.
Në një prononcim për mediet, Isaraja ka thënë se aty janë punësuar militantë. Ai ka ironizuar, duke thënë, se marangozët, berberët apo infermierët nuk do të kenë më vend në këtë institucion.
“Marangozë, ekskavatoristë, berberë, infermierë nuk kanë më vend në këtë institucion”, tha kreu i Transportit Rrugor Arben Isaraj.
Kreu i ri i Transportit Rrugor, tha se ka nisur puna për rikonstruktimin e të gjithë institucionit dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët./L.P./Dritare.net