E pazakonte intervista në "Oktapod" e Kreshnik Spahiut. Kreu i AKZ i kërkoi opozitës, LSI-së, Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë, duke nënkuptuar deputetët me rekorde kriminale. Sipas tij, Rama kërkon t’i bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Lidhur me mardhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AKZ tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri. Kreshnik Spahiu njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot.