Kreshnik Spahiu do Blushin në partinë e tij
Dritare.net
Kreu i “Aleanca Kuq e zi”, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet brenda së majtës si dhe mbron tezat e Ben Blushit. Ai jep arsye dhe në lidhje me refuzimin për të qenë në koalicion me PS-në në zgjedhjet e 2013-ës.
“3 vjet më parë refuzova Rilindjen si e vetmja forcë politike që mori koston të mbetej jashtë parlamentit. Sot jemi krenar më shumë se kurrë që së bashku me miqtë e mi nuk jemi ulur në kuvendin e gangsterëve. Pas 3 vitesh, afro 1 milion socialistë të zhgënjyer që përjetuan referendumin e Sulltanit, i cili po tenton përjetësinë politike. Ai sot kishte frikë nga Blushi, për të parandaluar urrejtjen masive të gjithë socialistëve. Sulltani sot e regjistroi në kadastër pronësinë mbi partinë socialiste duke përgatitur testament, jo për Gregorin pasi atë e la edhe pa pension ushqimor kur ishte fëmijë, por për kopilat dhe 99-shat e tij. Të gjithë po sulmojnë Ben Blushin, por harrojnë se është me fat që po zbret nga titaniku i cili do ketë fatin e Pasokut që u katandis me 4% në fund të detit Egje. Ben Blushi nuk është vetëm ai që ka zgjedhur Shqipërinë para partisë. Po ju o të mjerë largohuni sa më parë nga Titaniku dhe lëreni kapitenin të mbytet “I dhjerë dhe krenar”, shkruan ai. Ndër të tjera, ai flet edhe një kohë të re që i duhet dhuruar Shqipërisë, duke iu drejtuar Blushit se nuk është vetëm.
“Kështjella Kuqezi ka hapur dyert për shqiponjat dhe çdo socialist të ndershëm. Boll ky vend u qeveris nga të çmendur! “Koha Jonë” ishte, ku fillove karrierën….“Koha Jonë” i dashur mik, ti dhurojmë Shqipërisë një faqe të re. Ben Blushi nuk je vetëm”, shkruan Spahiu.