KQZ lëshon dorën për zgjedhjet, ja milionat që marrin PS, PD e LSI!
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shpërndarjen e grantit për partitë politike për financimin e fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ku Partia Socialiste si partia më e madhe në vend është përfituesja më e madhe.
Sipas KQZ, Partia Socialiste do të marrë afro 86 milionë lekë ose 45% të fondit ndërsa Partia Demokratike do të marrë 52.8 milionë lekë e LSI, 27.2 milionë.
Nga përfitueset e fondeve këtë vit janë edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 10.1 milionë lekë, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë me 7.3 milionë dhe Lista e Barabartë me 6.5 milionë lekë.
Lista e plotë e fondeve:
Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë
Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë
Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë./ I.M-Dritare.net