KPK shkarkon nga detyra kandidatin për në SPAK, Eugen Beçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Eugen Beçi. Mësohet gjithashtu se KPK-ja ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren Regleta Panajoti.

Beçi ishte kandidat për në SPAK, ndërsa Panajoti kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi u përball me një sërë problemesh gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja vuri në dukje në seancën e zhvilluar të hënën, se Beçi ishte hetuar vetëm për dy prej kritereve të vetingut: figurën dhe pasurinë.

Gjatë leximit të relacionit, Beçit iu vu në dukje se hetimi i Komisionit, ndryshe nga ai i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Kontrollit të Interesave, ILDKPKI, kishte gjetur një sërë problemesh në pasurinë e tij dhe kryesisht blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në Tiranë. Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshirë kontaktin e papërshtatshëm me një person, të publikuar gjatë debatit publik për të ashtuquajturin “komplot për vrasjen e deputetit Tom Doshi”, i cili rezultoi më pas një ngjarje e sajuar./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Mjekja: Shkaku kryesor i kancerit, duhanpirja e ndotja

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.