KPK konfirmon në detyrë Altin Dumanin, kandidatin e parë në SPAK
Dritare.net
Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv.drejtusit deri në vitin 2007. Po në këtë vit, u transferua në Prokurorinë e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit në sektorin e krimit ekonomik.
Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie edhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.
Në fillim të seancës dëgjimore, kryesuesja e trupës gjykuese të KPK, Xhensila Pine, u shpreh se Komisioni e ka përfunduar rivlerësimin e prokurorit Dumani për të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin./K.C/dritare.net