KPK e shkarkon nga detyra, revoltohet kryeprokurori i Sarandës: Do ju fus në burg!
E Martë 9 Prill 2019, 10:10
Dritare.net
Menjëherë pas dhënies së vendimit, Ademi ka reaguar i revoltuar duke u drejtuar nga komisionerët e Vettingut, duke u shprehur se: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.
Kujtojmë që para kryeprokurorit të Sarandës u shkarkuar kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku, ndërsa në orën 12:00 pritet të jepet vendim edhe për kryetarin e Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezin./E.B-dritare.net