Kozmetikë, barna e rroba kontrabandë nga Turqia, ‘Transportuesi’ prangos 6 tregtarët
E Mërkurë 1 Maj 2019, 20:08
Dritare.net
Një kamion me veshje të ndryshme për të gjitha moshat, parfume dhe barna mjekësore është ndaluar te rrethrrotullimi i TEG-ut pa dokumentet përkatëse.
Tregtarët e arrestuar:
M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndaj tregtarëve të arrestuar rëndojnë akuzat e “Kontrabandës me mallra të tjera në bashkëpunim" dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“./ E.K.-Dritare.net