Kosovë/ Qeveria aprovon projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit
E Martë 26 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.
“Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria të nisin procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës “, tha Haradinaj./E.D-Dritare.net