Kosovë/ “Liberalizimi i vizave, brenda gjashtë muajve”
Dritare.net
Kjo Ministri pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi vlerëson se kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar ka shënuar progres të madh, megjithatë thonë se presin vlerësimin final nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Ministria e Integrimit Evropian (MIE) në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka sqaruar procedurat e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
“Hapat e ardhshëm në këtë proces janë gjashtë pika, si në vijim:
1. Fillimi i negociatave për plotësim-ndryshim e Rregullores 539/2001 në mes tri institucioneve kryesore të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian;
2. Miratimi i Rregullores në seancën plenare të Parlamentit Evropian;
3. Miratimi i Rregullores nga Këshilli i Ministrave;
4. Ceremonia e nënshkrimit;
5. Publikimi në gazetën zyrtare;
6. Hyrja në fuqi”, sqaron MIE-ja.
Edhe ministrja, Dhurata Hoxha disa herë është shprehur e sigurt se vizat do të hiqen brenda këtij viti./Ekspress