
Vuçiç ndër të parët që voton: Jam i bindur se do fitojmë!
Dritare.net
Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiç, ka qënë ndër të parët që ka votuar mëngjesin e sotëm.
Ai ka votuar në qendrën e votimit 140 në Beogradin e Ri në kopshtin “Tesla – Shkenca e Jetës” pak para orës tetë. Vuçiç theksoi edhe njëherë se pritshmëritë i ka të larta dhe pret fitoren por bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit.
“Sot është një ditë e rëndësishme, shteti nuk është lodër. Shpresoj se qytetarët do të zgjedhin të vazhdojnë përparimin ekonomik. Me sa kam dëgjuar, gjithçka po shkon mirë dhe le të vazhdojë kështu. Sa i përket pritjeve personale, unë besoj në fitore... Më e rëndësishmja është ruajtja e paqes dhe stabilitetit” - tha Vuçiç.
Sipas sondazheve në vend, Vuçiç mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e parë, por për opozitën e përçarë mund të ketë shanse vetëm në Beograd.M.K/dritare.net

















