Voton Përparim Rama: Qytetarët të zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit!
E Diel 17 Tetor 2021, 12:12
Dritare.net
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka votuar ditën e sotme.
Pas votës Rama ka ftuar qytetarët të votojnë, duke thënë se është i lumtur që jeton në një shtet demokratik.
Është kënaqësi me qenë me juve sot, ka qenë fushatë fenomenale, fer. Sot ndjehem edhe më i lumtur që jetoj në një shtet demokratik, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë, për të ardhmen e kryeqytetit e vendit tonë.I ftoj të gjithë që ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë’’, tha Rama./M.M-dritare.net