Vjosa Osmani merr vendimin: Ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë!
E Martë 15 Qershor 2021, 00:12
Dritare.net
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më datë 17 tetor të këtij viti. Datën e shpalli presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit në Presidencë./K.C/dritare.net