Tronditëse në Pejë/ Foshnja e vdekur futet me çarçafë në lavatriçen e spitalit!
Dritare.net
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur me çarçafët në lavatriçe. Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët kanë kërkuar trupin e pajetë dhe nuk kanë munduar ta merrnin për t’i kryer nderimet e fundit.
Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë pushuar pas këtij rasti. Pushimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.
“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Prokuroria Themelore e Pejës, ka konfirmuar se sot Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Fillimisht, babai i foshnjes kishte nuhatur një parregullsi, në momentin që po i refuzohej lirimi i trupit të vdekur të foshnjes.
Këto dyshime u konfirmuan pak më vonë, kur i njëjti pa copëzat e trupit, për t’u tronditur totalisht, bashkë me familjen.
Përkundër kërkesave nga stafi i spitalit që kjo çështje të shuhet, prindërit kanë njoftuar policinë./Express/Xh.Xh/dritare.net