Na ndiqni edhe në

Kosova

Thaçi i dërgon letrën e tretë Kurtit për formimin e qeverisë

Thaçi i dërgon letrën e tretë Kurtit për formimin e

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar letrën e tretë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për formimin e qeverisë. Ai i kërkon Kurtit që të propozojë sa më shpejt, emrin e kandidatit për kryeministër.

“Si President i Republikës së Kosovës do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës. Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të propozojë kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë”, ka shkruar Thaçi./L.F-dritare.net