Stuhitë e mëdha në Greqi shkaktojnë dy viktima
E Shtunë 19 Shtator 2020, 11:11
Dritare.net
Dy njerëz kanë vdekur dhe një është zhdukur në Greqinë qendrore ndërsa reshjet e mëdha të shiut kanë përmbytur rajonin. Viktimat janë një grua, e gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin Farsala, në rajonin e Thesalisë, dhe një fermer 63-vjeçar në Karditsa.
Një grua që po udhëtonte me makinën e saj është zhdukur.
Stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Ndërtesat janë dëmtuar nga lumenjtë, ndërsa shërbimi hekurudhor është ndërprerë./L.F-dritare.net