Pas kërcënimit me bombë, mbyllet aeroporti Adem Jashari në Kosovë!
E Mërkurë 28 Dhjetor 2022, 11:11
Dritare.net
Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasi mëngjesin e 28 dhjetorit ka pranuar informacione për kërcënim me mjete shpërthyese.
Policia tha se mbyllja e aeroportit është bërë për shkaqe sigurie.
Zyrtarja e Aeroportit, Valentina Gara, përmes një njoftimi në Facebook, se pas pranimit për kërcënim me bombë, udhëtarët dhe personeli i aeroportit “janë evakuuar dhe janë të sigurt”.
“Ekipet e përfshira në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkroi ajo.
Autoritetet e rendit thanë se njësitet policore kanë nisur hetimet dhe do të njoftojnë qytetarët deri në rihapjen për qarkullim të aeroportit./Xh.Xh/dritare.net