Në Kosovë këngëtarët në protestë: Lejoni dasmat!
Dritare.net
Sot në Kosovë, është zhvilluar një protestë, që fillimisht u thirr nga këngëtari Labinot Tahiri, e më pas mori mbështetjen edhe të kolegëve të tij të tjerë. Disa javë më parë, u vendos që në Kosovë, të paktën për këtë vit për shkak të koronaivrusit, të mos lejohen dasmat. Kjo shkaktoi zemërim të artistët, por jo vetëm. Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri krah disa fotove nga prostesta shkruan:
“Faleminderit shumë për ata që kanë dalë në protestë! Nuk dua ta dëgjojë̈ ndonjë̈ artist apo këngëtarë̈ para meje të ankohet për këtë situatë. Të rrish në shtëpi nuk bëhet ndryshim. Çfarëdo që të ndodh nesër , lejohen apo nuk lejohen mbrëmjet për mua nuk ka më rëndësi. Unë mesazhin e çova deri në fund!
Tani prisni vendimin e ministrisë.
Faleminderit për artistët që ishin aty si Edona Llashi, Afrim Muqiqi, Beka, Buraku Fama , Taulanti, Edi Furra Labinot Gashi e të tjerë së bashku që përkrahen protestën qytetare!”, shkruan këngëtari Tahiri./L.F-dritare.net