Mosha më e prekur nga koronavirusi në Kosovë, 20-29 vjeç
E Shtunë 28 Mars 2020, 20:08
Dritare.net
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 88.
Sipas IKSHPK-së, më të prekurit janë personat nga mosha 20 deri 29 vjeçare. Prej tyre janë 20.
6 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë të moshës 0 deri 9 vjeç. Nga mosha 10 deri 19 vjeçare janë 12 persona të prekur. Nga mosha 30-39 vjeçare janë 12 persona me Covid-19. Nga mosha 40-49 vjeçare janë 11 persona ndërsa nga mosha 50-59 janë 12. Nga mosha 60 deri 69 vjeçare janë 4 persona dhe 9 persona janë të prekur me koronavirus mbi moshën 70 vjeçare./E.B-dritare.net