Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet me Britaninë e Madhe
E Hënë 21 Dhjetor 2020, 11:11
Dritare.net
Maqedonia e Veriut, ka vendosur masa shtesë me Britaninë e Madhe, pasi një lloj i ri i koronavirusit, është identifikuar së fundmi. Nga sot ndalohen të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe drejt Maqedonisë së Veriut. Po kështu është vendosur karantina e detyrueshme praj 14 ditësh për të gjithë pasagjerët që vijnë direkt ose indirekt nga Britania e Madhe, përmes rrugëve të tjera./L.F-dritare.net