Kosova shënon 6 viktima sot nga koronavirusi!
E Shtunë 18 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Kosova ka regjistruar orët e fundit 6 viktima nga koronavirusi. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shënuar 145 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në Kosovë që prej fillimit të epidemisë, në 5617. Megjithatë lajmi i mirë është se sot, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me koronavirusin, 117 pacientë. /L.F-dritare.net