Kosova regjistron mbi 700 raste dhe 11 viktima nga kovid
E Diel 8 Nëntor 2020, 15:03
Dritare.net
Kosova sot ka regjistruar një rekord të ri ditor, përsa i përket infektimeve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, nga 1749 testime, janë konfirmuar 730 raste pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 11 pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë një total prej 732 viktimash. Ditët e fundit shifrat në Kosovë janë rritur frikshëm, duke çuar në shtimin e masave kufizuese. Gjatë kësaj fundjave, vendi ka qenë në izolim./L.F-dritare.net