Kosova me shifra të frikshme/ Mbi 200 të infektuar dhe 6 të vdekur!
E Premte 24 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Sot janë shënuar 6 viktima në Kosovë, si pasojë e koronavirusit. Mes tyre edhe dy mjekë.
Në 24 orët e fundit, shifrat e rasteve të reja janë shumë të larta. Sot janë regjistruar 213 raste pozitive me Covid-19. Prishtina, është qyteti më i prekur. Numri i viktimave që prej fillimit të epidemisë në Kosovë, ka shkuar në 164./L.F-dritare.net