Ja sa raste me koronavirus ka regjistruar Kosova sot!
E Mërkurë 17 Qershor 2020, 20:08
Dritare.net
Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 77 raste me koronavirus, 21 prej të cilave janë në Prishtinë.
Të infektuarit janë dhe në mesin e punëtorëve të organizatave si, Posta e Kosovës, KEK, KEDS, galeria e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 1.833 raste dhe 34 vdekje.
Kosova është prekur nga një valë e dytë e virusit, njësoj si Shqipëria, ku javën e fundit janë regjistruar numra të lartë të rasteve nga Covid-19./E.B-dritare.net