Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Izraeli falënderon Kosovën për mbështetjen!

Izraeli falënderon Kosovën për mbështetjen!

Izraeli falënderoi Kosovën, për mbështetjen e saj në lidhje me konfliktin me Palestinën. Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, shpërndau në twitter qëndrimin zyrtar të Kosovës. Ministria e Jashtme e Kosovës tha sot se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij.

Izraeli falënderon Kosovën për mbështetjen!

“Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij.

Ne vajtojmë për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës./L.F-dritare.net