Hoxhaj mesazh me fjalët e Arbën Xhaferit, për çështjen e shamisë në Kosovë!
E Martë 16 Gusht 2022, 08:08
Dritare.net
Enver Hoxhaj komentoi situatën aktuale në Kosovë, përmes fjalëve të Arbën Xhaferit. Në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së Arbën Xhaferit, Hoxhaj sjell edhe një thënie të tij që ka të bëjë me ndarjen e fesë nga shteti, në një kohë kur çështja e shamisë në shkolla për fëmijët ka nxitur debat të gjerë në Kosovë.
“Sot, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes se Arbën Xhaferit, e kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar! Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit" – shkroi Hoxha në Facebook./L.F-dritare.net