Hashim Thaçi del sot para Gjykatës së Hagës!
E Hënë 9 Nëntor 2020, 08:08
Dritare.net
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë sot përpara Gjykatës Speciale të Hagës. I pari do të jetë ish-Kreu i Kuvendit që do të nisë seancat, Jakup Krasniqi e më pas ish-presidenti Hashim Thaçi, në orën 15:00. Gjatë ditëve në vijim, seancat do të vijojnë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, në javën që lamë pas u dorëhoq nga posti i presidentit, pasi deklaroi se do të dalë para gjyqit si një qytetar i thjeshtë./L.F-dritare.net