Formohet qeveria e re në Mal të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç do të jetë zëvendëskryeministër
Dritare.net
Këtë të premte është prezantuar kabineti qeveritar në Mal të Zi. Kryeministri i caktuar, Zdravko Krivokapiç prezantoi kabinetin e qeverisë së 42-të të Malit të Zi. Shqiptari, Dritan Abazović do të jetë zëvendëskryeministër. Ndërsa Olivera Injac, ministre e Mbrojtjes
"Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazović.", tha Krivokapiç.
Ai gjithashtu njoftoi emrat e ministrave:
- Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac
- Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviç
- Ministri i Punëve të Jashtme, Djordje Radulovic
- Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajić
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratić
- Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq
- Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojanic
- Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentić
- Ministri i Ekologjisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijović
- Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtat e Pakicave, Vladimir Leposavic.
Krivokapiç tha se ai kishte biseduar me aktivisten civile, Jovana Marovic, të cvilës i propoyoi të jetë kryenegociatorja e ardhshëm me Bashkimin Evropian (BE).
"Negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth 15 dhjetorit," tha Krivokapiç./K.C/dritare.net