Avdullah Hoti: Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë!
E Shtunë 27 Qershor 2020, 11:11
Dritare.net
“Nuk ka alternativë tjetër, përveç dialogut me Serbinë”, kështu u shpreh në një konferencë për shtyp kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai tha se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, dhe se janë në bisedime për të caktuar një tjetër takim së shpejti.
“Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejt, duke qenë se ka interes të madh nga BE dhe SHBA”, u shpreh Hoti./L.F-dritare.net