7 të vdekur e 239 raste të reja me Covid-19 në Kosovë!
E Martë 28 Korrik 2020, 15:03
Dritare.net
Sërish shifra të larta janë shënuar sot në Kosovë, si pasojë e koronavirusit. Në orët e fundit janë regjistruar 239 raste të reja dhe 7 viktima. Numri total i viktimave që prej fillimit të pandemisë në Kosovë ka arritur në 192, kurse i të infektuarve në 7652. Në spitale po trajtohen 608 pacientë prej të cilëve 376 janë me oksigjen e 24 me respiratorë./L.F-dritare.net