546 raste të reja në Kosovë dhe 9 viktima nga koronavirusi!
E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 15:03
Dritare.net
Një numër rekord rastesh të reja janë raportuar së fundmi në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 1.626 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 546 raste. 9 pacientë kanë humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit. Pandemia në Kosovë ditët e fundit, është përkeqësuar ndjeshëm. Aktualisht nga 21.545 raste të konfirmuara që prej fillimit të pandemisë, numri i rasteve aktive është 5.002, ndërsa 714 persona kanë humbur jetën./L.F-dritare.net