Kosova në debat, pse nuk folën Rama dhe Meta ditën e Çlirimit?

Prej dy ditësh Kosova është përfshirë në debat pasi kryeministrit Rama dhe presidentit Meta nuk ju dha fjala në ceremoninë e 20 vjetorit të Çlirimit.

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, e ka cilësuar si gabim shumë të madh vendimin e organizatorëve për mos ti dhënë fjalën dy liderëve të Shqipërisë.

“Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës! Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë! A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?”,- shkruan Latifi.

LEXO DHE :  Stop informalitetit/ Rama: Pasoja të rënda kush nuk lëshon kupon tatimor

Ndërkohë sipas medieve kosovare kryeministri Rama ka pasur edhe pakënaqësi për vendin ku ishte ulur, krah Kadri Veselit dhe Mathew Palmer.

Kujtojmë se në krye të Këshillit Organizativ që u morën me ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit ishte ish-presidentja Atifete Jahjaga./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.