Kosova ndalon fluturimin e avionëve Boeing 737 MAX

Shumë shtete të botës, pas rrëzimit të dy avionëve “Boeing 737 MAX”, brenda një afati të shkurtër kohorë, kanë ndaluar fluturimet e këtyre aeroplanëve.

Mes këtyre shteteve është dhe Kosova. Autoriteti Civil i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar fluturimet e të gjithë aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore të republikës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim, raporton Kosova Press./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Humbi zgjedhjet Europiane, jep dorëheqje Aleksis Tsipras

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.