Kosova kthen 110 sirianë, me ndihmën e SHBA

Shteti i Kosovës ka arritur të kthejë të shtunën në mëngjes 110 qytetarë që ishin duke qëndruar në zonat e konfliktit në Siri. Në mesi ne tyre, katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë. Policia e Kosovës ka ndaluar katër luftëtarët, ndërkohë që gratë dhe fëmijët po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe pritet të rehabilitohen. Operacioni i institucioneve të Kosovës ishte i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë përmes një konference për media, kanë bërë të ditur se operacioni i nisur në tetor të vitit 2018, ka përfunduar me sukses sot ku kanë arritur që të kthejnë 110 qytetarë që po qëndronin në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë që kanë marrë masa për të zbatuar parimet mbi të cilat funksionon rendi kushtetues.

“Qëllimi ynë ka qenë i qartë, jo vetëm të sigurojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në konfliktet e huaja por edhe të marrim masa konkrete që ata që tashmë kanë qenë në këto zona, të kthehen në vendin tonë. Për muaj të tërë kemi punuar për të realizuar këtë qëllim. Vendimi për kthimin e tyre është marrë në bashkëpunim të plotë ndërinstitucional, në koordinim të plotë me partnerët tanë dhe institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

LEXO DHE :  Arrestohet djali i ish-prefektit të Shkodrës

Ai tha që secilin pretendim për kryerjen e veprave penale dhe krimeve, me të cilat mund të ngarkohen personat që kanë qenë pjesëmarrës në vatrat e luftës, do ta adresojnë konform ligjeve në fuqi. Tahiri shtoi se mesazhi ynë është i qartë, qeveria do të vazhdojë më fuqishëm në parandalimin e terrorizmit. Ai gjithashtu bëri të ditur që gratë dhe fëmijët e kthyer do të marrin trajtimin e duhur, meqë sipas tij, ato meritojnë rehabilitim.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave që për interesa cfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar, duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre, duke i lënë me pasoja të mëdha në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim, dhe shpresë për një jetë të qetë, dhe këta fëmijë në vend të zonave të konfliktit e kanë vendin në shkolla për tu edukuar mbi të ardhmen e tyre”, tha ai.

Ndërkohë, sipas informatave që i ka Policia e Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri vazhdojnë të qëndrojnë edhe rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë./E.D-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.