Koronavirusi/ Tregjet humbin 6 triliardë dollarë, OBSH apel qeverive: Zgjohuni, përgatituni!
Dritare.net
Tanimë ai është shpërndarë në 50 vende të botës, ku më shumë raste janë në Kinë, e pasuar nga Koreja e Jugut e më pas Italia qëndron në vendin e tretë me 21 vdekje deri më tani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka klasifikuar rrezikun nga koronavirusi si “shumë të lartë” nga “i lartë” që ishte më herët.
Aksionet botërore ishin në rënien e tyre më të madhe javore që nga kriza financiare e vitit 2008, duke e çuar humbjen globale në 6 trilion dollarë pasi zinxhirët e furnizimit u ndërprenë, planet e udhëtimit u shtynë dhe ngjarjet e mëdha u anuluan.
"Unë mendoj se ky është një kontroll realiteti për çdo qeveri të planetit - zgjohuni, përgatituni, ky virus mund të jetë afër jush dhe ju duhet të jeni gati",-tha Dr Mike Ryan, kreu i emergjencave në OBSH.
Meksika, Nigeria, Estonia, Danimarka, Hollanda dhe Lituania raportuan rastet e tyre të para, të gjitha me histori udhëtimi të lidhura me Italinë, vendin evropian të prekur më keq. Meksika është vendi i dytë i Amerikës Latine që regjistron virusin, pas Brazilit, dhe rasti Nigerian është i pari në Afrikën nën-Sahariane.
Zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha se organizata po shikonte me shumë kujdes raportet e disa personave që po infektoheshin përsëri./ I.M-Dritare.net