Koronavirusi/ SHBA bllokon hyrjen e të huajve që kanë vizituar së fundmi Kinën
E Shtunë 1 Shkurt 2020, 09:09
Dritare.net
Qytetarët amerikanë që kthehen nga provinca Hubei, ku shpërtheu fillimisht virusi, do të mbahen në karantinë për 14 ditë.
Pothuajse 12.000 raste të virusit kinez janë konfirmuar tashmë, shumica e të cilëve janë nga Kina, shteti ku u shfaq në dhjetor. Më shumë se 100 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, në 22 shtete, informon dritare.net.
Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale për shkak të këtij virusi./E.B-dritare.net