Koronavirusi/ SHBA, Australia, Rusia dhe dhjetëra vende mbyllin kufijtë me Kinën!
Dritare.net
SHBA dhe Australia thane së fundmi se ata do të mohojnë hyrjen për të gjithë vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë.
Gjithashtu, Rusia, Japonia, Pakistani, dhe Italia kanë mbyllur kufirin për të ardhurit nga Kina.
Por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë qenë kundër masave të tilla.
"Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi, duke penguar shpërndarjen e informacionit, zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe duke dëmtuar ekonomitë," tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të premten.
OBSH rekomandon kontroll të rreptë në vendkalimet zyrtare të kufirit. Ai ka paralajmëruar se mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e virusit, me udhëtarët që hyjnë në vende ilegalisht./ I.M-Dritare.net