"Koreja e Veriut vrau vëllain e diktatorit Kim Jong-un"
Dritare.net
Kjo akuzë vjen nga qeveria e Seulit pas të dhënave të reja në hetime. Policia e Malajzisë ka arrestuar 1 koreanoverior dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë.
Koreja e Jugut beson se regjimi i Penjanit është përfshirë në vrasjen e Kim Jong Nam. Vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un u vra në Malajzi, ndërsa ndodhej në aeroportin e Kuala Lampurit javën e kaluar.
Kreu i forcave të rendit, Nor Rashid Ismail në një konferencë për shtyp dha detaje lidhur me ngjarjen. Ai tha se koreanoveriori i identifikuar sëfundmi, është larguar nga Malajzia të hënën, ditën kur u vra dhe vëllai i diktatorit Kim Jong Un. “Të dyshuarit posedonin pasaporta normale, jo diplomatike” u shpreh Ismail.
Policia beson se një lëndë helmuese është spërkatur në fytyrën e Kim Jong-nam ndërsa priste të hipte në avion. Më herët dhe 4 persona të tjerë u ndaluan në lidhje me ngjarjen. Ndër të ndaluarit ishin dhe dy femra që janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa spërkatnin vëllain e diktatorit Koreano Verior. Por ato mendonin që po merrnin pjesë në një rreng televiziv, shkruan BBC.