Koreja e Veriut vazhdon në fshehtësi programin e saj bërthamor

Më 12 qershor të këtij viti, presidenti i SHBA-së, Donald  Trump, u takua në Singapor  me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Pas samitit, Trump tha “nuk ka më kërcënim bërthamor” nga Koreja e Veriut. Ndërkohë, nga raportet e fundit zbulohet se, kjo nuk është e vërtetë. Koreja e Veriut sërish po vazhdon me programin e saj bërthamor edhe pas ‘marrëveshjes’ me SHBA-në, informon dritare.net

Zyrtarët e SHBA-së, duke cituar provat e fituara rishtazi, kanë arritur në përfundimin se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të dorëzojë plotësisht stokun e saj bërthamor dhe në vend të kësaj është duke shqyrtuar mënyrat për të fshehur numrin e armëve që ka dhe objektet e prodhimit të fshehtë.

LEXO DHE :  Burrnesha e vetme e Kelmendit flet për zgjedhjen e saj: Nuk jam penduar kurrë

Sipas dritare.net, provat, të mbledhura pas takimit të 12 qershorit në Singapor, tregojnë për përgatitjet për të mashtruar SHBA-në,  rreth numrit të bojkoteve bërthamore në arsenalin e Koresë së Veriut, si dhe ekzistencën e objekteve të pazbuluara të përdorura për të bërë materialin e palidhur për bombat bërthamore.  Pra nga raportet e fundit mësohet se, Kim nuk ka ndërmend ta denuklearizojë Korenë./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.