Na ndiqni edhe në

Kronikë

Korçë/ Merrnim ryshfete për regjistrimin e makinave, arrestohen dy zyrtarë 

Korçë/ Merrnim ryshfete për regjistrimin e makinave, arrestohen

Dy kontrollorë fizik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale “Korrupsion”. Të arrestuarit janë  zyrtarë të Drejtorisë Rajonale  të Shërbimit të Transportit

Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo 64 vjeç, janë dy të ndaluarit që merrnin para për të kaluar makinat.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni antikorrupsion i koduar “Kodifikimi”. Arrestohen dy kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kodifikimi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. V.D/ Dritare.net/