Korça pa fitues, Skënderbeu merr vetëm 1 pikë
E Diel 19 Nëntor 2017, 19:07
Dritare.net
Në takimin e zhvilluar sot në Korçë ndaj Skënderbeut, Kamza arriti të largohej me kokën lartë, duke marrë një pikë, pas barazimit 1-1. Nga ana tjetër korçarët kanë lëshuar disi. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për bardhekuqtë e Ilir Dajës pas barazimit ndaj Flamurtarit. Radas kaloi në avantazh Skënderbeun në minutën e 66-të, ndërsa në minutën e 86-të, ish-sulmuesi i korçarëve Sebino Plaku, i shtangu të gjithë duke vendosur barazimin, i cili u ruajt deri në fund./L.P./Dritare.net