Kontrolloni deputetët, mund të ketë viktima/ A parlajmëroi Rudina Hajdari skenarin e 1997 mes babait të saj dhe Gafur Mazrekut?!
E Hënë 28 Tetor 2019, 10:10
Dritare.net
"Ju lutem zoti kryetar merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet nuk mund të hyjë në parlament pa u kontrolluar". Këto janë fjalët e deputetes Rudina Hajdari, sot në Kuvend, teksa ka thënë se është kërcënuar me jetë. Por, Hajdari, ka përmendur një detaj mjaft interesant. "Asnjë deputet nuk mund të hyjë në parlament pa u kontrolluar"-tha Hajdari, çfarë lë të nënkuptosh se kërcënuesi ka qenë nga radhët e deputetëve të Kuvendit. Në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 1997 ka ndodhur një plagosje, kur deputeti i Hasit, Gafur Mazreku ka plagosur me armë zjarri babain e Rudina Hajdarit, Azem Hajdarin teksa ky i fundit ishte duke folur në Kuvend./ I.M-Dritare.net