Konsulli i Shqipërisë, kundër kandidaturës së Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut!

Blerim Reka, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut ka denoncuar një rast të evidentuar gjatë fushatës elektorale të këtyre ditëve, që përfshin edhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Reka ka reaguar për përfshirjen në fushatë të konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, Imer Selmanit. Sipas “KosovaPress”, në reagimin e Rekës, thuhet se, në konventën e kandidatit Stevo Pendarovskit, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezantoi dhe mbështeti kandidaturën, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsullor.

Keqpërdorimi politik i pozitës së konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi. Mua më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Natyrisht është legjitime që edhe Prishtina dhe Tirana kanë një kandidat të preferuar presidencial, ndoshta kanë Pendarovskin për arsye të koalicioneve apo të relacioneve miqësore, qeveritare, partiake, me Shkupin zyrtar. Përpos përkrahjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurit, përkrahjeje tjetër nuk ka ardhur as nga Republika e Kosovës as nga Republika e Shqipërisë.“,- thotë Reka./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Europianet/ Ja rezultatet e para në Gjermani, Francë, Spanjë, Austri e Danimarkë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.