Konkluzionet e mbrojtjes, shtyhet seanca për Shullazin
E Martë 9 Tetor 2018, 10:10
Dritare.net
Një javë më parë, Prokuroria dha pretencën si për Shullazin, ashtu edhe për grupin e tij.
Është vendosur që seanca për konkluzionet e mbrojtjes të shtyhet për në 23 tetor. Avokatët kërkuan kohë për të përgatitur konkluzionet e çështjes. Në seancë ishin vetëm 4 prokurorë dhe avokatët, ndërkohë nuk morën pjesë të pandehurit. Morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane./K.C/dritare.net