Konflikt me leva dhe thika, humb jetën korçari në Athinë
Dritare.net
Mediat greke, raportojnë se, 23-vjeçari shqiptar është Mihal kapurani, nga qyteti i Korçës, dhe është konfliktuar me bashkëkombëit e tij, për shkaqe që ende nuk dihen.
Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, por ata e goditën 23-vjeçarin me levë, e më pas me thikë.
23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ka ndërruar jetë.
Banorë të zonës thanë se 23-vjeçari, Mihal Kapurani njihej si person i qetë, pa probleme, dhe ishte i punësuar.
Policia greke tha se, kanë identifikuar emrat e autorëve të vrasjes.
. Njëri prej tyre është një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, i cili jetonte në Athinë. Ndërsa dy të tjerët janë persona që jetojnë në Shqipëri, por që kishin hyrë në kufirin grek pak ditë më parë./K.Ç/dritare.net