Konferenca parlamentare për integrimin në BE/ Soreca: Jeni në zemër të procesit!
Dritare.net
Soreca tha se edhe angazhimi i tyre është i palëkundur, duke shtuar se Shqipëria është në zemër të procesit të integrimit.
"E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i palëshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit. Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm në qendër të diskutimit.
Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentarë, keni rol jetik. Sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. Roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtueshmëri. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria. Duhet integrim. Nuk është qëllim në vetvete.
Si anëtarë të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . Be është pranë jush, duhet të besoni për këtë," u shpreh Soreca./E.B-dritare.net