Konferenca e Donatorëve, Rama: Na mungojnë paratë, përgjigjuni vuajtjes sonë me bujarinë tuaj
Dritare.net
"Vendet e mëdha mund ti përballojnë edhe vetëm, por për vende të vogla nuk është kaq e thjeshtë, edhe pse jam krenar si i përballuam. Komunitetet u bashkuan me ne, njerëzit vrapuan për të ndihmuar fqinjët. U nxorën njerëzit jashtë nga rrënojat. Pa ekipet fantastike të shpëtimit dhe dorën e solidaritetit këtu, numri i viktima dhe plagët do të ishin më të thella.
Të vdekurit janë varrosur, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, 17 mijë familje kanë mbetur pa ndërtesa. Raporti tregon se na duhen 1 mld euro për të ndrequr dëmin. Për një vend si i imi, që kemi 13.5 mld euro PBB dhe na duhet të përballemi me 6.4% të PBB-së sonë. Nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë dhe koha dhe jam këtu me një kërkesë, ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të rindërtuar shtëpitë. Përgjigjuni vuajtjes sonë me bujarinë tuaj"" tha Rama./L.F-dritare.net