Koncesionet, Basha: Rama, hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat, dhe akuzon qeverinë për vjedhje të popullit.

Basha foli për dy koncesionet e rrugëve të miratuara në Kuvend dhe tha se kryeministri Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria.

“Sic është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithcka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm dicka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.

Dje u miratua në landfillin e Repulikës koncensoni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.

Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.

Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë. Jepen kontrata dhjetëra vjecare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.

Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Cdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit”, tha Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Po riparonte internetin, bie nga shtylla 30-vjeçari në Tiranë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.